“Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve.”

“Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve.”

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, në Vitin e Çlirimit, e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ në Mekë duke thënë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve.” - O i Dërguari i Allahut, po dhjami i ngordhësirës? Me të lyhen anijet, i lyejmë lëkurat dhe njerëzit e përdorin për ndriçim, - e pyetën disa. - “Jo, ai është i ndaluar”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ dhe vazhdoi: - “Allahu i vraftë hebrenjtë! Kur Allahu ua ndaloi dhjamin e ngordhësirave, ata e shkrinë, e shitën dhe e hëngrën fitimin e tij.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë në Vitin e Çlirimit, teksa ishte në Mekë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve." Ata e pyetën: "Po dhjami i ngordhësirës: a lejohet të shitet, për shkak se përdoret për të lyer anijet dhe për të lyer lëkurat e me të njerëzit ndezin kandilat e tyre." Pejgamberi tha: "Jo, shitja e tij është e ndaluar." Pastaj, tha: "Allahu i shkatërroftë e i mallkoftë hebenjtë! Kur Allahu ua ndaloi dhjamin e kafshëve, ata e shkrinë, e shitën dhe e hëngrën fitimin."

فوائد الحديث

Neveviu ka thënë: "Muslimanët janë pajtuar njëzëri se është e ndaluar shitja e ngordhësirës, alkoolit dhe derrit."

El-Kadi ka thënë: "Mesazhi që përçon ky hadith është se ajo që nuk lejohet të hahet ose të shfrytëzohet, nuk lejohet as të shitet e as të hahet fitimi i saj, si në rastin e dhjamit të përmendur në hadith."

Ibën Haxheri ka thënë: "Konteksti i hadithit tregon qartë fuqinë e interpretimit që i bën shumica, se me frazën: "Jo, ai është i ndaluar" është për qëllim shitja, e jo përfitimi prej saj."

Çdo hile që përdoret për të bërë të lejuar diçka të ndaluar, është e pavlefshme.

Neveviu ka thënë: "Dijetarët kanë thënë se në kuptimin e përgjithshëm të ndalimit të shitjes së kafshëve të ngordhura përfshihet dhe shitja e kufomës së jobesimtarit të vrarë kur jobesimtarët kërkojnë ta blejnë ose të paguajnë në këmbim për të. Në hadith ceket se kur Neufel ibën Abdullah Mahzumiu u vra nga muslimanët në Betejën e Hendekut, jobesimtarët i ofruan Profetit ﷺ dhjetë mijë dërhemë për trupin e tij, por ai nuk ua mori e ua dha atyre (trupin e tij të vdekur)."

التصنيفات

Shtazët dhe shpendët e lejuar dhe ata të ndaluar