إعدادات العرض
Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit
Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit."
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Tiếng Việt Nederlands Kiswahili অসমীয়া ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Română ไทย Português मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ বাংলা Македонски తెలుగు Tagalog Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore ಕನ್ನಡ پښتو မြန်မာ Српскиالشرح
Profeti ﷺ e udhëzoi atë që vjen në një tubim, ku njerëzit janë ulur, që t'i përshëndesë me selam. Po kështu, kur dëshiron të largohet, duhet t'i përshëndesë përsëri me selam si përshëndetje lamtumire, sepse përshëndetja në ardhje nuk është më e rëndësishme se përshëndetja në largim.فوائد الحديث
Ky hadith nxit përhapjen e selamit.
Ai gjithashtu nxit që njerëzit në një tubim të përshëndeten me selam si në ardhje, ashtu edhe në largim.
Sindiu ka thënë: "Fjala e tij: "Kur dëshiron të largohet", do të thotë nga tubimi. Ndërsa fjala e tij: "sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë", do të thotë se të dyja përshëndetjet janë sunet dhe meritojnë të praktikohen, prandaj nuk ka asnjë arsye që të lihet pas dore e dyta, ndërkohë që zbatohet e para."
