إعدادات العرض
“Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.”
“Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.”
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbritën ajetet: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë, për t'i falur ty Allahu gabimet..." e deri tek ajeti: "... e kjo tek Allahu është fitore e madhe.” (Fet'h, 1-5) Kjo ndodhi gjatë kthimit nga Hudejbija, ndërkohë na kishte kapluar mërzia e dëshpërimi. Ndërkaq, pasi Profeti ﷺ e theri kurbanin në Hudejbije, na tha: “Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.”
الترجمة
العربية Tiếng Việt Indonesia Nederlands Kiswahili অসমীয়া English ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Hausa Română ไทย Português मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ বাংলা Kurdî Македонски Tagalog తెలుగు Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore پښتو ಕನ್ನಡ Türkçe Bosanski မြန်မာ فارسی Српскиالشرح
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregoi se, kur të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke u kthyer nga Hudejbija, iu shpallën ajetet: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë, për t'i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar ty në rrugën e drejtë, dhe që Allahu të të ndihmojë me ndihmë të madhe. Ai është që sjell qetësi në zemrat e besimtarëve për t'ua shtuar besimin, krahas besimit që kanë, e, të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm, për t'i çuar besimtarët dhe besimtaret në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të qëndrojnë përherë, dhe që t'ju falë mëkatet e tyre; e kjo tek Allahu është fitore e madhe.” (El Fet'h, 1-5) Shokët e tij ishin pushtuar nga trishtimi dhe dëshpërimi, sepse ishin penguar ta kryenin Umren, për shkak të kushteve të marrëveshjes, të cilat ata mendonin se nuk ishin në dobi të muslimanëve, dhe i kishin therur kurbanët e tyre në Hudejbije. Profeti ﷺ tha: “Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.” E pastaj e lexoi.فوائد الحديث
Ky hadith tregon madhështinë e mirësisë së Allahut ndaj Profetit të Tij, Muhamedit ﷺ, përmes fitores së madhe të arritur me marrëveshjen e Hudejbijes, siç i tha: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë...", në këto dy ajete.
Gjithashtu tregon mirësinë që Allahu i Lartësuar ua dha sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), kur iu nënshtruan urdhrit të Tij dhe iu bindën, pasi Allahu zbriti për ta fjalën e Tij: "... për t'i çuar besimtarët dhe besimtaret në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë...” deri në fund të ajetit.
Sqaron mirësinë e Allahut ndaj Profetit të Tij dhe besimtarëve, duke u premtuar atyre çlirimin dhe fitoren.
Sidiu, në tefsirin e tij, për këtë ajet: “Ne të dhamë ty një fitore të qartë.” (El Fet’h, 1), ka thënë: "Kjo fitore e përmendur në këtë ajet është Marrëveshja e Hudejbijes, kur idhujtarët e penguan të Dërguarin e Allahut ﷺ, pasi ai kishte ardhur për të kryer Umren, në një ngjarje të gjatë. Përfundimi i saj ishte që i Dërguari i Allahut ﷺ bëri marrëveshje me ta për ndërprerjen e luftës mes tij dhe tyre për dhjetë vjet, që të kryente Umren në vitin e ardhshëm, dhe që kush dëshironte të hynte në besën dhe aleancën e kurejshëve, të hynte, ndërsa kush dëshironte të hynte në besën dhe marrëveshjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ta bënte këtë. Për shkak të kësaj, kur njerëzit u siguruan nga njëri-tjetri, u zgjerua fusha e thirrjes në fenë e Allahut të Lartësuar, dhe çdo besimtar, në cilindo vend që të ishte prej atyre krahinave, u bë i aftë ta bënte këtë, kësisoj iu mundësua atij që kishte dëshirë të sinqertë për të njohur të vërtetën e Islamit. Andaj, gjatë asaj periudhe, njerëzit hynë në fenë e Allahut grupe-grupe. Prandaj Allahu e quajti atë fitore dhe e përshkroi si fitore të qartë, domethënë: të dukshme dhe të hapur. Kjo sepse qëllimi i çlirimit të vendeve të idhujtarëve është lartësimi i fesë së Allahut dhe fitorja e muslimanëve, dhe kjo u arrit përmes asaj fitoreje."
