إعدادات العرض
“Dora pritet për një çerek dinari e sipër.”
“Dora pritet për një çerek dinari e sipër.”
Aisheja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Dora pritet për një çerek dinari e sipër.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português മലയാളം Kurdî Tiếng Việt অসমীয়া Nederlands Kiswahili ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Română ไทย తెలుగు मराठी دری አማርኛ Malagasy Македонски Українська ភាសាខ្មែរ ਪੰਜਾਬੀ پښتو Svenska Wolof Moore ಕನ್ನಡ தமிழ் Српски မြန်မာالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se dora e hajdutit pritet, nëse ai vjedh një çerek dinari ari ose më shumë se kaq, që i korrespondon vlerës së rreth 1.06 gramë ari.فوائد الحديث
Vjedhja është prej mëkateve të mëdha.
Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar dënimin e hajdutit, që është prerja e dorës, siç thotë: "Hajdutit dhe hajdutes ua prisni duart." (El Maide, 38) Suneti i ka sqaruar kushtet e këtij dënimi.
Fjala “dorë” në hadith nënkupton prerjen e pëllëmbës nga nyja që e lidh me parakrahun.
Një nga urtësitë e prerjes së dorës së hajdutit është mbrojtja e pasurisë së njerëzve dhe parandalimi i shkelësve të tjerë.
Dinari është një mithkal ari, i cili sot është i barabartë me 4.25 gramë ar 24 karatësh; kështu, një çerek dinari është pak më shumë se një gram.
التصنيفات
Ndëshkimi për vjedhje