إعدادات العرض
“Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit
“Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit; atij që ia lehtëson borxhin skamnorit, Allahu do t'ia lehtësojë gjendjen në këtë botë dhe botën tjetër; atij që ia mbulon gabimet muslimanit, Allahu do t'ia mbulojë gabimet në këtë botë dhe botën tjetër. Allahu do ta ndihmojë robin e Vet, për aq kohë sa robi është duke ndihmuar vëllanë e vet. Kush ndjek një rrugë, nëpër të cilën merr dituri, Allahu do t'i lehtësojë një rrugë për në Xhenet. Sa herë që një grup njerëzish tubohen në ndonjë shtëpi të Allahut (xhami), e lexojnë dhe e mësojnë mes vete Librin e Tij, u zbret qetësia, i përfshin mëshira, melekët i mbulojnë me krahët e tyre dhe Allahu i përmend tek ata që janë pranë Tij. Atë që vepra e vet e lë mbrapa, prejardhja nuk e çon përpara.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português සිංහල Kiswahili Tiếng Việt অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული ಕನ್ನಡ Moore Svenska Македонски ไทย తెలుగు Українська मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy پښتو ភាសាខ្មែរ Lietuvių O‘zbek Azərbaycan Oromoo فارسی Wolof Kinyarwanda Čeština Српски тоҷикӣالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se shpërblimi që një musliman merr nga Allahu është në përputhje me natyrën e veprave që ai bën për muslimanët e tjerë. Kushdo që ia lehtëson, zbut, largon apo ia heq një vështirësi apo brengë një besimtari në këtë botë, Allahu do ta shpërblejë, duke ia larguar një nga vështirësitë e Ditës së Kiametit. Kushdo që ia lehtëson apo ia largon një skamnori skamjen, Allahu do t’ia lehtësojë atij (punët) në këtë botë dhe në botën tjetër. Kushdo që ia mbulon (të metat) një muslimani, si p.sh. kur ka vënë re prej tij diçka që nuk është e hijshme të zbulohet, si: gabimet dhe rrëshqitjet, Allahu do t’ia mbulojë (të metat) atij në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu ndihmon robin e Vet për aq kohë sa robi ndihmon vëllanë e tij në çështjet fetare apo jetësore. Kjo ndihmë mund të jetë përmes lutjes, veprimit fizik, pasurisë etj. Kushdo që ecën në kërkim të dijes fetare, duke e bërë këtë për hir të Allahut të Lartësuar, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet. Nuk mblidhet një grup njerëzish në një prej shtëpive të Allahut, duke lexuar Librin e Allahut, dhe duke e studiuar mes vete, përveçse zbret mbi ta qetësia dhe madhështia, i përfshin mëshira e Allahut, i rrethojnë melekët dhe Allahu i përmend ata në mesin e atyre që janë pranë Tij. Mjafton si nder që Allahu ta përmendë robin (e Tij) në kuvendin më lartë. Ai që ka vepra të mangëta nuk do të ngrihet në shkallën e atyre që kanë vepra të shumta. Prandaj, njeriu nuk duhet të mbështetet në prejardhjen e tij fisnike apo në meritat e të parëve të tij, duke lënë pas dore veprat e mira.فوائد الحديث
Ibën Dekik el-Idi ka thënë: “Ky është një hadith madhështor, që përmbledh lloje të ndryshme dijesh, rregullash dhe norma të etikës. Ai thekson vlerën e përmbushjes së nevojave të muslimanëve dhe të sjelljes së dobishme në çfarëdo mënyre që është e mundur, qoftë përmes dijes, pasurisë, ndihmës, këshillës së dobishme, udhëzimit apo mënyrave të tjera.”
Inkurajimi për ta lehtësuar gjendjen e atij që është në vështirësi (e ka borxhe).
Një musliman inkurajohet të ndihmojë muslimanët e tjerë, sepse Allahu i Lartësuar e ndihmon atë që e ndihmon vëllain e tij në varësi të ndihmës që jep.
Ndër mënyrat e mbulimit të të metave të një muslimani është: të mos hulumtohen mangësitë e tij. Është transmetuar nga njëri prej të parëve të mirë (selefëve) që ka thënë: “Kam takuar njerëz që nuk kishin të meta, por flisnin për të metat e të tjerëve, prandaj njerëzit filluan të përmendin të metat e tyre. Dhe kam takuar njerëz që kishin të meta, por ruheshin nga përmendja e të metave të të tjerëve, prandaj të metat e tyre u harruan.”
Nuk është prej kushteve të mbulimit të të metave të të tjerëve që të lihet ndalimi i së keqes dhe të mos ndërhyhet për ta ndryshuar atë. Përkundrazi, e keqja duhet të ndalohet dhe njëkohësisht të mbulohet, dhe kjo vlen për ata që nuk janë të njohur për shthurje apo këmbëngulje në mëkate. Sa i përket atij që është i njohur për një sjellje të tillë, nuk është e pëlqyer të mbulohen të metat e tij; përkundrazi, çështja e tij duhet t’u referohet autoriteteve përkatëse, përderisa kjo nuk çon në një dëm më të madh. Kjo sepse mbulimi i të metave të tij e inkurajon atë në shthurje dhe e trimëron për të dëmtuar të tjerët, si dhe trimëron të tjerët që janë të këqij e kokëfortë.
Inkurajimi për kërkimin e dijes, leximin dhe studimin e Kuranit.
Neveviu ka thënë: "Në këtë hadith ka argument për vlerën e tubimit për leximin e Kuranit në xhami. Kjo vlerë fitohet-në dashtë Allahu-edhe në tubime të tjera të ngjashme me tubimet e xhamisë, si; tubimet në një shkollë, garnizon ushtarak, apo vende të tjera të ngjashme."
Allahu e ka lidhur shpërblimin me veprat, e jo me prejardhjen.
التصنيفات
Vlera e dijes